Kryesore

I frymëzuar nga një histori e vërtetë/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, filmi shqiptar që prezanton Shqipërinë në OSCAR!

13:30 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vëllezër binjakë që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë shfaqin dramën e tyre psikologjike ndërsa zbulojnë se do të humbasin edhe një tjetër shqisë.




Personazhet, Gëzimi dhe Agimi, vijnë përmes një hulumtimi intim ndërsa skenë pas skene, gjuha e shenjave dhe e vetë trupit- sjellë mjeshtërisht- nis të zbehet. Filmi shqiptar “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” i regjisorit Gentian Koçi, përqendrohet në një histori ndryshe, të sjellë ndryshe dhe tërësisht përfshirëse.

Në përballjen e ngadaltë të binjakëve me një botë që bëhet e errët, në një apartament modest, është edhe Ana, e dashura e Gëzimit. Dy aktorët portugezë, Edgar dhe Rafael Morais, që interpretojnë Gëzimin dhe Agimin kanë mësuar gjuhën e shenjave në shqip, në të cilën interpretojnë si edhe aktorja Drita Kabashi. Përgatitja e rolit e ka çuar stafin në takime me personat me aftësi ndryshe, ndërsa dy vëllezërit, kanë kaluar ditë të tëra pa folur me askënd, për të përgatitur rolin.

Filmi përfaqëson Shqipërinë ne OSCAR, por regjisori shpreh pakënaqësi që nuk ka marrë buxhet për promovim në SHBA.

Pos gjuhës së shenjave që është krejt specifike, filmi komunikon me publikun e gjerë përmes mimikës, gjestikulacionit, gjuhës së trupit, dridhjes së duarve, trishtimit a përhumbjes së shikimit, përfshirë pleksjen e gishtërinjve dhe në fund titrat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.