AKTUALITET

Falsifikime dhe deklarime të rreme, Gjykata e Posaçme e Apelit rinis procesin gjyqësor ndaj Etleda Çiftjes!

12:50 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit te Posaçëm ka riçelur procesin gjyqësor ndaj Etleda Çiftjes, anëtare e KPK. Kujtojmë se më datë 11 nëntor seanca për Etleda Çiften u shty për shkak të dorëheqjes së gjyqtarit Dhimitër Lara.




SPAK ka apeluar më 5 tetor vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme, ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja. Kjo e fundit u shpall e pafajshme nga GJKKO për akuzat të falsifikimi dhe deklarimit të rremë të pasurisë. SPAK kërkoi dënim me dy vite shërbim prove për Çiften.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi më 12 shtator dënimin me 18 muaj burgim për Etleda Çiften, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një nga organet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në akuzën e Deklarimit të rremë e fshehjes së pasurisë, si dhe të Falsifikimit të dokumenteve.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkesa për dënimin reduktohet në një vit burg, por dhe këtë masë prokuroria kërkoi që ajo të zëvendësohet me dy vjet shërbim prove.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.