Kryesore

Irani triumfon ndaj Uellsit në sekondat finale dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit për fazën tjetër në Botëror!

13:41 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Irani ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Uellsit, duke marrë suksesin e parë në këtë edicion të Botërorit në “KATAR 2022”, e vlefshme për Grupin B.




Pjesa e parë ishte pa raste të pastra dhe pa ritëm, ndryshe nga e dyta që prodhoi raste të pastra për gol duke veçuar ato të iranianëve, ku në minutën e 52′, në harkun kohor të pak sekondave goditën dy herë shtyllën duke qenë të pafat.

Në minutën e 85′, Uellsi mbetet me 10 lojtarë pasi portieri Henesej godet me gju kundërshtarin. Golat u shënuan në kohën shtesë me Çesmi në minutën 90+8′ dhe në minutën 90+13′ me Rizaian.

Kjo ishte fitorja e parë e Iranianëve të cilët kanë shpresa për një kualifikim të mundshëm, ndërsa Uellsi ende nuk ka arritur të marrë tre pikëshin e parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.