Kryesore

A do jetë Meta në protestë? Ja si përgjigjet Berisha: Kemi njoftuar policinë për 6 dhjetorin, por…

13:10 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se për protestën e 6 dhjetorit kanë njoftuar edhe policinë, por siç tha ai, përgjigja që kanë marrë është e diktuar nga kryeministri Rama.




“PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë. Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigja? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytëzojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar, ne e kishim parashikuar, prandaj thirrëm protestë”.

I pyetur nëse Berisha ka marrë mbështetjen e Metës për protestë, ai u përgjigj:

“Plotësisht, të plotë. Në ndjesitë e mia, kjo është thirrje që është mirëpritur më shumë nga qytetarët në gjithë karrierën time politike. Pse? E gjeni vetë ju”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.