AKTUALITET

“Jo mos ik”/ Plas sherri live në studio, Endri Shabani braktis emisionin, nuk përballoi dot debatin me zv.ministrin!

09:43 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka lënë studion e emisionit mbrëmjen e sotme teksa ndodhej përballë një paneli me zv.ministrin e Ekonomisë Besard Kadia. Gjatë debatit për Portin e Durrësit, ai ka replikuar me Kadinë pasi nuk po e lejonte të përfundonte argumentin.




Pasi tentoi disa herë të ngrinte tezën e tij dhe Kadia e mori situatën me sportivitet, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio, pavarësisht insistimit të moderatores për të qëndruar.

“Jo mos ik, mos ik, Endri”, ju drejtua moderatorja e emisionit “Now”, por Shabani e kishte vendosur.

“Kam shumë respekt për ty, por natën e mirë”, i tha ai Erla Mëhillit.

“Endri ike? Si i bëhet tani? Heshtje në emision,” u shpreh  duke qeshur Kadia.

Më herët, kreu i Nismës Thurje i kërkoi zv.ministrit t’i jepte llogari për aferën e Portit të Durrësit me argumentin se 40% e të ardhurave të tij shkojnë për rrogën e Kadias.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.