AKTUALITET

Kode në copa letrash të grisura/ Ja çfarë u gjet në vendin ku u zbuluan thasët me 40 milionë euro drogë!

12:23 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Copa letrash të grisura janë gjetur para banesës së zyrtarit të PS, Viktor Çervanaku ku u gjetën drogë me vlerë rreth 40 milionë euro brenda thasëve të mbushur me pleh kimik.




Në letra lexohet një pjesë e mallit që është kapur, si fishekë dhe karikatorë ndërkohë që ka dhe disa kode të shkruara, raporton BalkanWeb.

Oborri ku u gjetën thasët me 24 ton pleh kimik, rrethohej nga një mur i lartë që përshkon të gjithë pronën.

“Gazeta Shqiptare” mëson se në pranga kanë rënë shtetasit:

Viktor Refat Çervanaku (drejtor drejtorie ne OST)

Zenel Refat Çervanaku

Denilson Viktor Çervanaku

Enxhi Genci Ferhati

Nikolin Vilajet Gjolena

Klajdi Fatmir Vrioni

Julian Dedë Malaj

Redion Ali Meshi

Bledar Pal Matoshi

Marildo Pëllumb Rona

Në kërkim është kolumbiani Zaimir Rodriguez, i cili do të bënte pastrimin e kokainës nga plehu, të mbushur në thasë për t’u kamufluar.

Sipas Prokurorit te SPAK, Adnan Xholi, mes plehut artificial te ngarkuar nga Kolumbia, dyshohet se ndodhet nje sasi prej 430 kg kokaine e cila kap vleren 40 milionë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.