AKTUALITET

Kokaina nga Kolumbia në Frakull në thasët me pleh kimik/ Arrestohet ish-Kryekomunari i PS me djalin dhe të fejuarën e tij, në kërkim kolumbiani!

09:54 - 25.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet ish-Kryekomunari i PS-së në Frakull të Fierit bashkë me djalin dhe të fejuarën e tij, ndërsa është shpallur në kërkim një shtetas kolumbian.




Arrestimet pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh.

Mësohet plehu kimik ka ardhur në 600 thasë, teksa te disa prej tyre janë gjetur kokainë dhe fishekë. Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.

TE ARRESTUARIT E TË SHPALLURIT NË KËRKIM:

Viktor Çervenaku, ish-kreu i komunës Frakull në Fier

Demilson Çervenaku, i biri

Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit

Në kërkim kolumbiani Zaimir Rodriguez

KUSH ISHTE KOKA E GRUPIT:

Zbulohet truri i trafikut të drogës nga Kolumbia në Frakull, Fier. Pas organizimit të këtij trafiku qëndron shtetasi Nikolin Gjolena, që tashmë ka përfunduar në pranga.

Ndërkaq mësohet se plehu kimik, që përdorej si mbulim për të fshehur kokainën ishte porositur nga kompania në emër të shtetasit Zenel Çervenaku.

Thasët janë zbuluan në oborrin e banesës së ish kreut të Komunës Frakull, Viktor Çervenakut, por ai nuk ishte prezent në momentet e ndërhyrjes, ndërsa është arrestuar më pas.

Thasët kanë nisur të transportohen nga kamionët e policisë dhe pritet që të hapen në një pikë, për të kontrolluar më pas për drogën dhe sasinë që dyshohet se ndodhet në brendësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.