Kronikë

Pistoletë, armë gjahu në këllëf, tufë eurosh në sirtarin e çorapeve! Operacioni kundër laboratorit të drogës në Fier, dalin pamjet (VIDEO)

14:58 - 25.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit antidrogë të koduar “Konsistenca”, i zhvilluar nga Policia, SPAK, në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.




Këto janë pamjet brenda vilës së zyrtarit të PS, Viktor Cervanaku, drejtor në OST, i cili është arrestuar në këtë operacion pasi kishte kthyer banesën në laborator droge për kokainën e ardhur nga Kolumbia brenda thasëve me pleh artificial.

Ne njoftimin për mediat bëhet me dije se, “hetimet në kuadër të një procedimi penal, për një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta (kokainë), me angazhimin e një numri të konsiderueshëm të oficerëve të policisë gjyqësore dhe të agjentëve gjyqësorë dhe kanë ekzekutuar deri më tani, për 10 shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë kryer kontrollin e 14 ambienteve, në qytete të ndryshme (Tiranë, Lushnjë dhe Fier), dhe si rezultat, janë sekuestruar: 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, rreth 16 000 euro dhe 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”, brenda të cilit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova se gjendet një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike kokainë, vlera e së cilës, referuar shitjes në tregun me pakicë, kap shifrën rreth 40 milionë euro”.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Ja pamjet e megaoperacionit antidrogë të koduar “Konsistenca”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë përfunduar me sukses dhe në konspiracion të plotë, hetimet në kuadër të një procedimi penal, për një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta (kokainë), me angazhimin e një numri të konsiderueshëm të oficerëve të policisë gjyqësore dhe të agjentëve gjyqësorë dhe kanë ekzekutuar deri më tani, për 10 shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë kryer kontrollin e 14 ambienteve, në qytete të ndryshme (Tiranë, Lushnjë dhe Fier), dhe si rezultat, janë sekuestruar: 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, rreth 16 000 euro dhe 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”, brenda të cilit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova se gjendet një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike kokainë, vlera e së cilës, referuar shitjes në tregun me pakicë, kap shifrën rreth 40 milionë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku nëpërmjet një mesazhi, ka falënderuar të gjithë trupën policore të angazhuar për finalizimin me sukses të këtij megaoperacioni. Ky megaoperacion tregoi integritetin dhe profesionalizmin e strukturave policore, në luftën pa kompromis ndaj fenomeneve kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.