Kronikë

Aksident në aksin Memaliaj-Krahës/ I riu përplas këmbësoren, 37-vjeçarja përfundon në spital!

18:24 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident në aksin nacional Memaliaj-Krahës ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:15 teksa 31-vjeçari me iniciale A. H. ka përplasur me automjetin e tij tip Toyota shtetasen E. K. 37-vjeçe.




Raportohet se 37-vjeçarja po kalonte rrugën, ndërsa pasi u aksidentua u transportua menjëherë drejt spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 37 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.