AKTUALITET

Apeli prekës/ Tre vjet pas tërmetit shkatërrues, ka ende njerëz pa strehë. Nëna me vajzën dhe 2 mbesat kalojnë dimrin e tretë brenda një kontejneri!

22:30 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi tërmeti i shkatërroi banesën, Shpresa Guçes vajza e saj e divorcuar dhe 2 mbesat e vogla enden sa në një çadër sa në kontejner, por në 3 vite kurrë nuk gjetën një strehë të ngrohtë. 4 frymë jetojnë në kushte të tmerrshme në një kontenier 9 metra katrore.




Premtimet kanë qenë të shumta se fati i Shpresës dhe familjes ë saj do të ndryshonte, por edhe pse ka trokitur shpesh herë në derën e Bashkisë, 4 familjarët vijojnë të kenë strehë këtë kontenier të akullt dhe aspak të sigurt për dimrin e tretë të ftohtë që do të duhet të jetojnë.

Pavarësisht zhgënjimeve të njëpasnjëshme që ka përjetuar, Shpresa mbetet te një dritë jeshile për jetën e saj dhe mbesave. Me lutje të përsëritura gruaja kërkon që të ketë një fat më të mirë për 2 vogëlushet që nuk e kuptojnë pse jeta po tregohet kaq e ashpër me to.

“Ja kjo është jetesa ime, nuk e di ça shtet është ky, a ka shpirt? A ka zemër?”, shprehet ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.