AKTUALITET

Bilanci i COVID-19 në vend, MSH: 6 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit!

18:33 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 381 testime, 6 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit. 26 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.




Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 381 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në Bashkitë:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Fier, Tepelenë, Kuçovë. Janë 167 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,447 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 381

Testime totale 2,008,302
Raste pozitive 332,208
Raste të shëruara 328,447
Raste Aktive 167
Humbje jete 3,594 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140
Gjirokastër 9
Fier 6
Berat 4
Vlorë 3

Shkodër 1
Durrës 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Lezhë. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.