AKTUALITET

Ia morën pronën qytetarit me kontratë të falsifikuar, sekuestrohet pasuria prej 200 mijë eurosh

14:09 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Pogradecit në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qyteti, kanë sekuestruar pasurinë e dy shtetasve, të cilët e kishin përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.




Dy të ndaluarit me iniciale A.L. dhe B.A.,  në bashkëpunim me njëri tjetrin, me anë të një kontrate të falsifikuar kanë përfituar një banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro, të një personi tjetër.

Sakaq, Policia thekson se vijon puna për gjetjen e pasurive të paligjshme që mund të kenë përfituar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, si rezultat i punës gjurmuese-hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, bënë ekzekutimin e vendimit nr. 269, të datës 18.11.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila ka vendosur sekuestro preventive ndaj një pasurie në pronësi të shtetasve A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

Vijon puna për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga shtetasit A. L. dhe B. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.