BOTA

MISTERI/ Në krye të bisedimeve sekrete për fundin e luftës, ministri bjellorus ndërron jetë papritmas!

18:05 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë ka vdekur papritmas ditën e sotme pasi raportohet se ka mbajtur bisedime sekrete për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.




Vladimir Makei, 64 vjeç, shihej si i vetmi kanal kryesor i komunikimit me Perëndimin në regjimin pro-rus të linjës së ashpër të diktatorit Alexander Lukashenko, ndërsa vdekja e tij erdhi në mënyrë misterioze një ditë pasi ai u takua me të dërguarin e Papës Ante Jozić ku thuhet se diskutuan një plan sekret paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Makei kishte qenë ministër i Jashtëm për një dekadë dhe do të priste ministrin e Jashtëm të Vladimir Putinit , Sergei Lavrov, të dielën dhe të hënën në Minsk, ndërsa zëdhënësja e Lavrov tha se Rusia ishte “tronditur” me vdekjen e tij.

Asnjë shkak i vdekjes nuk u dha, por disa burime bjelloruse raportuan se vdekja e tij mund të ishte e dyshimtë sipas The Mirror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.