LAJMI I FUNDIT

I mjafton vetëm një gol, Australia mund ‘pastër’ Tunizinë

13:19 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Australia ka marrë pikët e para në fazën e grupeve të Kupës së Botës, ku i mjaftoi vetëm një gol në pjesën e parë përballë  Tunizisë, e cila duket se po i afrohet fundit të rrugëtimit të saj në botëror.




Dueli është zhvilluar i fortë, por dhe me ekuilibër, deri në minutën e 23-të, kur ka kaluar në epërsi Australia. Krosim nga e majta e Goodëin, topi gjen kokën e Duke që shënon. Zhbllokohet rezultati.

Minuta e 31-të shoqërohet me shkëndija mes dy skuadrave. Autori i avantazhit Duka përfundon në tokë, pankina tuniziane ia hedh topin vullnetarisht. Arbitri nuk merr masa, por australiani zbutet, duke i shtrënguar dorën kundërshtarit.

Në minutën e 40-të, Tunizia për pak sa nuk barazoi. Drager ka një shans të madh për ta rikthyer ndeshjen në ekuilibër, por ndërhyrja e fundit nga mbrojtësi Souttar iu mohon afrikano-veriorëve golin. Pjesa e parë mbyllet me golin e vetëm të minutës së 23-të.

Në fakt, ky do të mbetej në fuqi deri në fund, pavarësisht se pjesa e dytë ishte akoma më e fortë, me australianët që patën mundësi të shënonin në 71’ me Leckie. Tunizia u përpoq të paktën të shmangte humbjen, pati dy mundësi shumë të mira, por nuk ia doli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.