Kryesore

“Ne bukëshkalë?”/ Enkelejd Alibeaj prezanton Agron Kapllanin në Mallakastër dhe i përgjigjet Berishës!

15:41 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj nisi prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit. Pas dështimit të negociatave për daljen me kandidatë të përbashkët në PD, Alibeaj ka prezantuar në këtë mënyrë kandidatin e parë nga radhët e grupit të tij.




“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit. E dyta, me alternativë. Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanit kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjëlloj dikriminimi, as për të majtë, as për të djathtë”, tha Alibeaj.

Alibeaj iu përgjigj nga Mallakastra edhe kreut të PD-së, Sali Berisha i cili sot paradite gjatë një komunikimi me ndjekësit në Facebook, i quajti deputetët e tij bukëshkalë.

“Anatemohemi ne për pazar me Edi Ramën? Bukëshkalë? Pengje? Kush e votoi pro çështjen inceneratorëve dhe kush nuk e votoi? Një pjesë e ministrave sot janë në burg sepse atë çështje e ngritëm ne. Ca njerëz nuk erdhën as për ta votuar, madje edhe na shanë. Kush e votoi përfaqësuesin e maxhorancës “mamuthi i korrupsionit” te Banka e Shqipërisë? Fitoi “mamuthi i korrupsionit” me votat e këtyre që i bashkuan me maxhorancën. Çështjen e Portit të Durrësit e ngritëm ne. Njerëzit nuk kanë nevojë për zhurmën e kapjes së foltores çdo të enjte në mëngjes, por kanë nevojë të dinë sa është vjedhur, kush janë oligarkët që darkojnë me Edi Ramën”, u shpreh Alibeaj.

Ndonëse nuk e përmendi me emër, Alibeaj iu referua si “mamuthi i korrupsionit”, ish deputetit dhe ministrit socialist, Anastas Angjeli, i cili akuzohej me këtë togfjalësh nga Berisha gjatë kohës kur ishte në opozitë përpara vitit 2005.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.