AKTUALITET

Pa asnjë gjurmë prej ditësh, Policia greke ngre alarmin pas zhdukjes së 14-vjeçares nga Shqipëria!

19:53 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet greke kanë ngritur alarmin pas denoncimit nga familja të zhdukjes së vajzës së tyre 14-vjeçare në zonën e Zefirit, më 18 nëntor.




Miranda S., 14 vjeçe, nga Shqipëria, ka humbur kontaktet me familjen e saj prej disa ditësh, ndërsa policia dhe qendra “Buzëqeshja e Fëmijës” kanë publikuar sot të dhënat e saj në mënyrë që nëse dikush e identifikon, të njoftojë.

“Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë gështenjë dhe sy kafe. Ajo ka një vathë në hundë. Ditën që u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri, një fund me vija deri tek gjuri dhe një bluzë me vija. Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me telefon “Buzëqeshja e Fëmijës”, 24 orë në ditë, në “Linjën Evropiane për Fëmijët e Humbur 116000”, si dhe në të gjitha Drejtoritë e Policisë greke dhe gjithashtu përmes aplikacionit MissingAlertapp”, thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.