AKTUALITET

Përvetësuan një pronë me skemë falsifikimi, Gjykata e Pogradecit sekuestron pasurinë me vlerë 200 mijë euro

14:49 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Pogradecit ka sekuestruar një pasuri me vlerë 200 mijë euro pasi dyshohet se ka si burim paligjshmërinë.




Sipas policisë, dy persona në bashkëpunim me njëri tjetrin nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kanë burim, veprimtari të ndryshme kriminale.

Vendoset sekuestro preventive mbi një pasuri me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimevetë Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, si rezultat i punës gjurmuese-hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, bënë ekzekutimin e vendimit nr. 269, të datës 18.11.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila ka vendosur sekuestro preventive ndaj një pasurie në pronësi të shtetasve A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

Vijon puna për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga shtetasit A. L. dhe B. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.