BLUETOOTH

Pesë shenja që tregojnë se keni një person manipulues pranë jush

13:13 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur jemi në një lidhje dhe veçanërisht nëse e duam shumë tjetrin, e kemi të vështirë të shohim të metat e tij. Marrëdhëniet e shëndetshme, megjithatë, bazohen në respektin, besimin dhe ndjenjën e sigurisë që ndiejnë anëtarët e tyre.




Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë e lehtë të ekzistojë dhe në jetën tonë mund të shoqërohemi me njerëz manipulues, të cilët ndikojnë negativisht në psikologjinë tonë, ndonjëherë pa e kuptuar.

Manipuluesit janë njerëz që duan të kenë nën kontroll marrëdhënien dhe jetën tonë. Zakonisht, kjo sjellje buron nga pasiguritë e tyre, të cilat ata përpiqen t’i mbulojnë duke shfaqur besim të tepruar. Me pak fjalë, ne bëhemi marrës të sjelljeve toksike pa e kuptuar.

Si ta dini nëse një person është manipulues? Lexoni më poshtë pesë shenjat që e vërtetojnë këtë, të paraqitura nga llogaria @pshycologysays në Instagram.

Ata shkaktojnë një situatë që ju vë në siklet dhe më pas heqin dorë nga përgjegjësitë e tyre.

Ata ju akuzojnë se jeni tepër të ndjeshëm dhe të pambrojtur, ndërsa veprimet dhe fjalët e tyre ju ofendojnë ose ju lëndojnë.

Ata kritikojnë çdo lëvizje tuajën dhe ju nxisin të hiqni dorë, pavarësisht se çfarë ndjeni apo dëshironi.

Ata nuk respektojnë kufijtë tuaj dhe dëshirojnë të kenë kontroll mbi çdo fushë të jetës tuaj.

Përpara të tjerëve duken krejtësisht ndryshe nga sa janë para jush.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.