AKTUALITET

Projektligji i propozuar nga Partia e Lirisë u bllokua nga mazhorancam Vasili: Është prova që banda e rilindësve, ka zaptuar Kuvendin

14:28 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar ashpër në  Facebook, pasi mazhoranca bllokoi projektligjin e propozuar nga PL, për “Tubimet. Vasili shkruan se kjo është prova se “rilindasit” kanë zaptuar Kuvendin e Shqipërisë.




Sipas tij, Kuvendi duhet të kishte ndryshuar që një vit më parë Kodin Penal sipas Vendimit të Kushtetueses.

Njoftimi i plotë:

Banditizmi antikushtetues i Edi Rames, qe bllokon ne Kuvend Vendimin e Kushtetueses per Tubimet!

Bllokimi i Projektligjit te paraqitur nga deputetet e Partise se Lirise Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho, per zbatimin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese per “Tubimet”  eshte prova e banditizmit te rilindasve, qe kane zaptuar Kuvendin e Shqiperise.

Kuvendi rilindas si kurre here me pare ka guxuar te bllokoje edhe zbatimin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.

Banda e Edi Rames, qe ka zaptuar parlamentin po sillen si vandale politike, shkaterrimtare te shkallmues te intitucionit te kuvendit.

Kuvendi duhet te kishte ndryshuar qe nje vit me pare Kodin Penal sipas Vendimit te Kushtetueses qe e urdheron kete.

Ne pergjigje te bllokimit te qellimshem nga Kuvendi deputetet e Partise se Lirise paraqiten projektligjin, qe qendron i bllokuar me muaj te tere.

Banditet e Edi Rames votojne me vrap hajduterine e Portin e Durresit kurse Vendimin e Gjykates Kushtetuese e bllokojne ne menyre mafioze duke e shnderruar Kuvendin nga Institucion ne paçavure rilindase.

Kjo eshte fytyra e banditizmit politik te shkallmuesve te Edi Rames ne Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla eshte njoftuar me leter zyrtare nga une muaj me pare, por bllokimi i qellimshem vazhdon me urdher politik te Edi Rames.

Dhe ka surrat e flet per qeverisje Edi Rama.

P.S. Letra drejtuar Nikolles dhe Projektligji i deputeteve te Partise se Lirise.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.