BLUETOOTH

Rreth 2500 persona pozuan lakuriq për kancerin e lëkurës në Australi (Foto+Video)

08:21 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 2500 njerëz u mblodhën sot në plazhin e famshëm Bondi të Sidneit, u zhveshën dhe pozuan lakuriq për fotografin amerikan Spencer Tunick në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës.




Tunik, i njohur për fotot në grup në disa prej monumenteve më të njohura të botës, përdori një megafon për të udhëzuar turmën përpara se shumë të shfrytëzonin rastin për tu zhytur nudo në ujërat e oqeanit.

“Ne kemi një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për ekzaminimet e lëkurës dhe jam i nderuar që jam këtu”, tha Tunick këtë mëngjes pranvere në Sydney.

Artisti me bazë në Nju Jork u bashkua me një shoqatë bamirësie për xhirimin nudo për të rritur ndërgjegjësimin për melanomën, forma e katërt më e zakonshme e kancerit në Australi.

Qeveria australiane vlerëson se këtë vit numri i përgjithshëm i diagnozave do të rritet në 17,756 dhe se 1,281 Australianë do të vdesin nga ndërlikimet e sëmundjes.

“Kam kaluar gjysmën e jetës sime në diell dhe më kamë hequr dy melanoma malinje nga shpina”, tha 77-vjeçari Bruce Fasser për AFP. “Kështu që mendova se (xhirimi) ishte për një kauzë të mirë dhe më pëlqen të heq rrobat e mia në plazhin Bondi,” shtoi ai.

Robin Linder, e cila mori pjesë në fotosesionin nudo, pranoi për Reuters se e kapërceu ankthin fillestar kur kuptoi atmosferën e jashtëzakonshme që mbizotëronte. “Të gjithë ishin vërtet të respektueshëm dhe unë ndjeva se ishte shumë argëtuese”.

Herën e fundit që Tunik organizoi një set fotografik në grup në Australi ishte në vitin 2010, kur 5200 australianë pozuan lakuriq në Shtëpinë e Operës së Sidneit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.