BLUETOOTH

“Më shanin, bullizonin, ofendonin deri në rrënjët e familjes”/ Paloma rrëfen momentet e vështira pas daljes nga BBV: Kam vizituar një psikologe!

20:47 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo njihet nga publiku me emrin Paloma, e së fundmi erdhi më afër tij kur mori pjesë në Big Brother Vip. Por ndërsa eksperienca e saj në këtë spektakël është e shkuar, gazetarja Rudina Demneri tregon se pas daljes nga shtëpia, i është dashur që të takojë një psikologe.




E ftuar në “S’e Luan Topi”, Paloma u shpreh se e ka përjetuar shumë të gjithë eksperiencën post-BBV, në të cilin nuk ka arritur të kuptojë se çfarë po ndodh vërtetë.

“Më shërbeu si një rikthim shumë emocionues në një media por në të njëjtën kohë shumë të vështirë e të egër, që unë e kam përjetuar shumë. Kam marrë një psikologe sepse nuk dalloja dot kur njerëzit më takonin në rrugë. Këtej shikoja njerëz që më shanin, bullizonin, ofendonin deri në rrënjët e familjes dhe këtej shihja njerëz që më përqafonin në rrugë. Unë nuk arrita ta ndaja dot botën virtuale”, tha gazetarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.