AKTUALITET

“Shqipëria qendër për trafikun e kokainës”/ Ervin Salianji: Vetëm në një fshat kapen 40 milion euro kokainë, është sistem i ndërtuar nga Rama

13:48 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një reagim në rrjetin social Facebook, denoncon prodhimin dhe trafikimin e kokainës nga Shqipëria. Salianji thekson faktin se vetëm në një fshat të Fierit u gjetën drogë me vlerë 40 milion euro.




Regimi i plotë:

Thasët me “pleh” që prodhojnë dhe imponojnë plehun politik prej vitesh.

Një operacion i vetëm i koordinuar nga partnerët kap një sasi droge me vlerë 40 milion Euro, kjo vetëm në një fshat!

Prej vitesh Departamenti Amerikan i Shtetit në raport tregon që Shqiperia është kthyer në qëndër operacionale për trafikun e kokainës përveçse vendburim i kanabisit!

Miliarda të gjeneruara nga aktiviteti kriminal përfshihen në politikë për të prodhuar plehun politik që dhunon, zhvat dhe varfëron qytetarët. Deputetë, kryebashkiakë dhe lidhje të afërta të qeveritarëve janë kapur tanimë si trafikantë droge, trafikantë të qënieve njerezore, hajdutë, përdhunues.

Është sistemi i ndertuar nga Rama, duhet shëmbur!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.