AKTUALITET

Sondazhi/ Shqiptarët të painformuar për mënyrën e përcaktimit të buxhetit dhe taksave

07:16 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

63% e shqiptarëve nuk janë të informuar se kush vendos për taksat dhe tarifat vendore. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 32.7% janë përgjigjur gabim duke thënë ‘kryetari me administratën e tij’, 30.3% janë përgjigjur ‘nuk e di’ dhe vetëm 36.9% janë në dijeni që është këshilli bashkiak ai që i përcakton.




Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është fakti se edhe pse janë grupmosha që ka më shumë eksperiencë në zgjedhje, është pikërisht grupmosha 55-65 vjeç që është përgjigjur më së shumti gabim me 46.8%. Ndërkohë që grupmosha pasuese është 25-34 vjeç me 30.4%.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve, 58.2% nuk e dinë se kush e përcakton buxhetin vjetor të bashkisë. Të vënë para kësaj pyetje 27.1% e qytetarëve janë përgjigjur gabim duke thënë ‘kryetari i bashkisë dhe administrata e tij’, 31.1% janë përgjigjur ‘nuk e di’ dhe vetëm 41.8% janë të informuar që e përcakton këshilli bashkiak.

Sërish është mosha e tretë që është përgjigjur më së shumti gabim. Tek ata që kanë thënë kryetari dhe administrata e tij 32.2% e zë grupmosha 55-65 vjeç, pasuar nga grupmosha 65-75 vjeç me 28.3%. Por kësaj here nuk mbeten mbrapa as të rinjtë. Grupmosha 18-24 vjeç 27% e tyre janë përgjigjur gabim, pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç me 26.4%, 25-34 vjeç me 25.1%, dhe më të informuar janë grupmosha 45-54 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.