BOTA

(VIDEO) Panik në prag të sfidës Argjentinë-Meksikë/ Bie zjarr në një kantier ndërtimi pranë stadiumit!

19:01 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një kantier ndërtimi ishullin Qetaifan në Katar, shumë pranë qytetit Lusail ku do të zhvillohet në mbrëmje edhe ndeshja Argjentinë-Meksikë. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, tymi ka mbuluar qiellin pranë qytetit Lusail.




Kantieri i ndërtimit ndodhet shumë pranë një “fan zone” të tifozëve të Argjentinës, çka ka shkaktuar panik tek ata. Vetëm pak pas zjarrit, ka reaguar Ministria e Brendshme e Katarit e cila tha se flakët janë vendosur nën kontroll.

“Mbrojtja Civile ka vendosur nën kontroll zjarrin në një pallat në ndërtim në ishullin Qetaifan. Nuk ka viktima” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme në Twitter.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.