Kronikë

Aksident në Maliq, plagoset shoferi i “Benz-it”! Makina i doli rruga dhe u përplas në një tokë bujqësore! (DETAJET)

08:44 - 27.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga duke u rrotulluar në arë.




Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në aksin rrugor dytësor Rëmbec-Libonik, shtetasi N. V., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi N. V., i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.