Kosova

Nis mbledhja e përbashkët e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, deputetët të gjithë në këmbë për të nderuar himnet kombëtare

10:24 - 27.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur në ambientet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.




Ligjvënësit e të dy vendeve u ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare të dy vendeve përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.

Fjala hapëse do të mbahet nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, e shoqëruar më pas nga homologu i saj në Kosovë, Glauk Konjufca.

Sipas axhendës së publikuar, mbledhja do të vijojë me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurtit.

Fjalim përshëndetës do të mbahet gjithashtu dhe nga krerët e grupeve parlamentare të parlamenteve të dy vendeve. Seanca është planifikuar të jetë rreth dy orë dhe do të nis në orën 10:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.