Kronikë

VIDEO/ Flakët përfshijnë bazën ushqimore për bagëti në Kurbin, rrezikohen edhe banesat ngjitur!

14:29 - 27.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një incident është regjistruar këtë të diel në fshatin Zhejë të Kurbinit, ku një sasi baze ushqimore për bagëti është përfshirë nga flakët.




Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se pranë bazës ushqimore të përfshirë nga flakët gjenden edhe tre banesa, të cilat rrezikohen nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete dhe forca zjarrfikëse, të cilët po punojnë për të izoluar zjarrin, me mjete profesionale dhe rrethanore.

Në redaksinë e Gazetës Shqiptare kanë mbërritur edhe pamjet nga vendngjarja, ku duket se zjarrfikësit po i hedhin ujë zjarrit për ta neutralizuar sa më shpejt që që të jetë e mundur.

 

 

Më herët, u raportua se flakët kishin përfshirë një banesë në fshatin Zhejë. Fatmirësisht, nga incidenti nuk janë shkaktuar viktima apo të lënduar.

 

“Shpërthen” në flakë shtëpia në Kurbin, policia dhe zjarrfikësit me urgjencë në vendngjarje! Detajet e para


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.