AKTUALITET

Inatosi serbët me hartën e Shqipërisë etnike, Dua Lipa flet për herë të parë: Kemi të drejtën të krenohemi, nuk kam fyer askënd

16:48 - 28.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dua Lipa, në një konference për mediat që po jep pak para koncertit, foli për hartën e Shqipërisë etnike që postoi disa kohë më parë, e cila solli reagimin e ashpër të serbëve. Ylli i muzikës publikoi në rrjete sociale një imazh të hartës së Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “autochthonous”.




Ky imazh nxiti reagimin e serbëve. Në postimin e Duas janë shfaqur komente si “Kosova është Serbi”. Madje, kishte nga ata që e akuzonin yllin shqiptar si “fashiste”. E pyetur nga gazetarët sot në lidhje me këtë çështje, Dua tha se nuk ka fyer askënd dhe të gjithë kanë të drejtë të ndihen krenarë me origjinën e tyre.

“Secilën gjë që postoj e mendoj përpara se ta bëj. Arsyetimi im është se e kam pas bërë në fillim. Nuk ka qenë për nacionalizëm apo kurrgjë. Ka qenë me rëndësi që njerëzit të dinë se ne kemi kulturën tonë, ne kemi të drejtë me qenë krenarë, me qenë shqiptarë.

Ka shumë njerëz që thonë se na nuk jemi kush jemi dhe e kam pasur një ndjesi me e shprehur që ne kemi të drejtën të krenohemi. Ai ka qenë i vetmi mendim që kam pasur në kokë. S’e kam bërë me fyer dikë apo me nisur një farë debati”, tha Dua


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.