AKTUALITET

KQZ-ja certifikon 12 kandidatë për zgjedhjet në veri të Kosovës

16:13 - 28.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor.




Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në mbledhjen e mbajtur më 28 nëntor, përveç certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike ka emëruar edhe Komisionet Komunave të Zgjedhje.

Sipas njoftimit në Lesapoviç janë certifikuar Albulena Behluli-Hetemi nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleksandar Jabllanoviç nga Partia e Serbëve të Kosovës.

Në Zubin Potok janë certifikuar për zgjedhje Izmir Zeqiri nga PDK-ja dhe Flatron Hasani nga LVV-ja. Në këtë komunë nuk ka kandidatë nga partitë serbe.

Në Zveçan, Ilir Peci nga PDK-ja, Fetah Peci nga LVV-ja dhe kandidatja e pavarur Sladjana Pantoviç, do të garojnë për të parin e komunës.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut do të garojnë katër kandidatë. Në këtë komunë do të garojë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga PDK-ja, Erden Atiç nga LVV-ja dhe Aleksandar Arsenijoviç nga Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komune në katër komunat në veri, po mbahen pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë në Prishtinë lidhur me riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, më 5 nëntor njoftoi për dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, përfshirë ato lokale dhe qendrore.

Po ashtu, më 25 dhjetor është caktuar data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Ndërkaq, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për targat më 23 nëntor dhe sipas Bashkimit Evropian, Kosova do t’i japë fund veprimeve të mëtejme për riregjistrimin e makinave me targa serbe, ndërkaq Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës. REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.