LAJMI I FUNDIT

Mos na ngopni me iluzione boshe!

08:29 - 28.11.22 ARTAN FUGA
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NGA AKADEMIK ARTAN FUGA




Që ç’a? Mbledhje e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës me rastin e festës 28 Nëntorit?!

Cili është mesazhi që ky lloj eventi na jep neve qytetarëve dhe botës mbarë? Nuk e kuptoj shumë mirë. Mbase nuk jam i zoti! Që ç’a? Që jemi një si shtet? Por, kjo nuk është fare e vërtetë! Madje, dëgjova një politikane shumë të lartë në Kosovë që deklaroi para nja një jave se ne do të bashkohemi Kosovë – Shqipëri në Bashkimin Evropian!!!

Po ashtu ne do të bashkohemi edhe me Serbinë!!! Ore, kuptojnë se çfarë thonë apo jo? Apo fol qesim! Që ç’a? Që të festojmë festën e përbashkët, 28 Nëntorin? Dakord mo dakord, hajde ia marrim valles, por ajo është dita e Pavarësisë të Shqipërisë, jo e Kosovës! Fatkeqësisht, por e vërtetë!

Që ç’a? Që ne si shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë duam bashkim, por bota nuk na le? Ouuu, po kujt i vlen ku mesazh? Na ndihmon apo në dëmton në strategjinë tonë si shqiptarë? Që ç’a? Që ne si shqiptarë jemi bashkë? Ore, ne një komb jemi, por si shtete jemi të ndarë! Mos na ngopni me iluzione boshe! Që ç’a? Që Kuvendi i Kosovës përfaqëson shqiptarë e Kosovës?

Por kjo është e vërtetë vetëm pjesërisht, sepse atje ky Kuvend përfaqëson edhe serbët, turqit, romët etj. Do të shkojnë deputetët e Kosovës të bëjnë mbledhje të përbashkët me parlamentet turk, serb, etj. pra, sikurse bënë me të Shqipërisë??? Që ç’a? Tregojmë forcën si shqiptarë të kombeve të tjera të Ballkanit? Po sikur Parlamenti serb të bënte mbledhje të përbashkët me parlamentin e Malit të Zi, të Serbisë, si do të na vinte ne?

Nuk do bërtisnim se Serbia, por na kërcënon? Që ç’a që është vizitë e përfaqësuesve parlamentarë të shqiptarëve të Kosovës? Po atëherë përse nuk ftuam edhe deputetët shqiptarë të Maqedonisë të Veriut? Ore, qoka bëjmë sa të duam, puna është se cili është mesazhi politik?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.