AKTUALITET

Prodhoheshin në Shqipëri dhe shiteshin me logon “Made in Italy”/ Si u zbuluan 8 milionë euro rroba false në kompaninë e njohur të modës!

12:52 - 29.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

NIKOLETA KOVAÇI/ Është i dyti operacion i këtij lloji, kur nën logon e “Made in Italy” kapen jo vetëm veshje, por madje më herët ishin kapur edhe maska, në kohën kur bota kryesisht perëndimore ishte nën sundimin e virusit Covid-19.




Italianët e Guardias kanë hasur rastësisht kamionë me veshje që vinin nga Bullgaria. Ndalimi është bërë në autostradën kryesore, e cila i çonte transportuesit e mallit në qytetin e Breshias. Shoferët transportues kanë dorëzuar në duart e agjentëve të Guardia di Financës dokumentacionin e mallit pa e ditur se çfarë përmbanin ato dokumente.

Menjëherë ata janë ndaluar, shoqëruar malli e njëherësh edhe transportuesit, të cilët kanë treguar destinacionin përfundimtar të mallit që kishin në mjetet e tyre. Për pasojë ruajtësit e Financës së vendit të tyre janë organizuar menjëherë për të kuptuar se ku shpërndahen ato veshje e për pasojë kanë kuptuar se bëhej fjalë për të paktën 400 dyqane të cilat furnizoheshin nga kjo magazinë me veshje firmë të prodhuara kryesisht në Shqipëri, Bullgari dhe Tunizi.

Në fakt, prodhuesit-pronarë italianë, prej shumë vitesh përdorin vendet në zhvillim për të realizuar veprimtari të tilla për shkak të krahut të lirë të punës si dhe taksave më të ulëta se sa në vendin e tyre. Por, italianët e hetimit kanë vërtetuar se jo vetëm ky abuzim por edhe marka e veshjeve apo e prodhimeve në këto vende është e dyshimtë e shpeshherë nuk ka të bëjë fare me logon apo etiketën që i vendoset mallit.

OPERACIONI

Mbi 75,000 veshje të sekuestruara dhe gjashtë persona janë vënë nën hetim për mashtrim me një dëm të vlerësuar deri më tani me vlerë 8 milionë euro në Itali. Ky është rezultati i një hetimi të gjerë të Guardia di Finanza të Venecias në Itali, e cila ka dalë në përfundim se në gati 400 dyqane shiteshin veshje gjoja “Made in Italy”, por që prodhoheshin në vende si Shqipëria, Bullgaria apo Tunizia.

Operacioni nisi nga një kontroll në autostradë ku brenda një kamioni të ardhur nga Bullgaria, u gjet një sasi e madhe rrobash që në fakt kishin siglën “Made in Italy” ose “pëlhura më të mira italiane”, por dokumentet dhe faturat e transportit treguan se ato ishin nga jashtë. Destinacioni ishte një kompani e njohur e modës me qendër në provincën e Breshias.

Nga hetimet u bë e mundur të konstatohej se fazat e përpunimit, prodhimit dhe paketimit të veshjeve do të ishin zhvilluar ekskluzivisht në vende të tjera si Shqipëria, Bullgaria dhe Tunizia.

Më pas, kompania me qendër në Breshia i importonte dhe i shpërndante për shitje në dyqane të ndryshme në të gjithë Italinë. Ato mbanin shirita pëlhure me ngjyrat e flamurit italian ose formulimin “Finest Italian Fabrics”.

Në këtë moment, Autoriteti Gjyqësor ka lejuar kontrollin dhe sekuestrim ndaj mbi 400 bizneseve, shitës me pakicë (të paditur) të veshjeve me tregues të rremë të origjinës.

Gjashtë persona deri tani do të duhet të përgjigjen penalisht për akuzën e mashtrimit, ndërkohë që mediat italiane ende nuk kanë nxjerrë emrat e personave dhe as të pronarëve të kompanive prodhuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.