BOTA

Lamtumira e fundit/ Mes spekulimeve se u vra nga Rusia, Lukashenko urdhëron kryerjen e testeve toksikologjike!

11:15 - 29.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Bjellorus, Aleksandër Lukashenko i ka dhënë lamtumirën e fundit ministrit të Jashtëm të tij Vladimir Makei, pasi humbi jetën në rrethana ende të panjohura. Ndërkohë dyshimet se 64-vjeçari mund të jetë vrarë janë të mëdha.




Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se presidenti Bjellorus ka urdhëruar të kryhen teste toksikologjike. Gjithashtu edhe ekipi i sigurisë që ishte i ngarkuar për ruajtjen e 64-vjeçarit po i nënshtrohen detektorit të gënjeshtrës (ndryshe makina e së vërtetës).

Vladimir Makei, 64 vjeç shihej si i vetmi kanal kryesor i komunikimit me Perëndimin në regjimin pro-rus të linjës së ashpër të diktatorit Alexander Lukashenko, ndërsa vdekja e tij erdhi në mënyrë misterioze një ditë pasi ai u takua me të dërguarin e Papës Ante Jozić ku thuhet se diskutuan një plan sekret paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.