AKTUALITET

Nju Jorku ‘vishet’ kuqezi me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë/ Eric Adams takohet me Presidentin e “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu!

11:47 - 29.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë është kremtuar më 28 nëntor edhe në Nju Jork. Në pamjet e publikuara në profilin zyrtar të tij në rrjetet sociale nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams duket qyteti që është “veshur” kuqezi me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.




Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Adams mori si dhuratë nga komuniteti shqiptar “VATRA” edhe një pikturë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe një portret të Nënë Terezës. Në këtë ceremoni me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, i pranishëm ishte edhe Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu.

Zoti Hysenbelliu është takuar dhe me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams i cili ka përshëndetur Shqipërinë dhe shqiptarët duke kryqëzuar duart me formën e shqiponjës dykrenare.

317409884_513987120769563_7772248922088974725_n 317323618_557888813011045_6555499349027790479_n 317361379_557888816344378_725655877222428655_n adams1
<
>

Një dite më parë Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” nderoi me titullin “Mirënjohje”, Presidentin e “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, në një ceremoni të zhvilluar në Nju Jork, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Aktiviteti i zhvilluar nga shoqata “Vatra” mblodhi me dhjetëra personalitete dhe figura me kontribut në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Federata PanShqiptare e Amerikës ‘Vatra’, në 110-vjetorin e Pavarësisë kombëtare, nderon me ‘Mirënjohje’ z. Irfan Hysenbelliu për kontributin e dhënë në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës ‘Vatra’, për ngritjen e nivelit dhe platformës mediatike dhe asaj edukative në mbarë Shqipërinë dhe më gjerë, duke qenë kurdoherë një promotor i fuqishëm i vlerave më të larta të kombit shqiptar”, thuhet në vlerësimin e kryetarit të ‘Vatrës’, Elmi Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.