Kronikë

“Poker 5″/ Organizonte lojëra fati paligjshmërisht, në kërkim pronari i lokalit në Koplik, arrestohen dy persona! (EMRAT)

11:27 - 29.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poker 5”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në ambientet e lokalit, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Shpallet në kërkim pronari i lokalit.




Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 5”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Syrjan Zekaj, 22 vjeç, banues në Koplik, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”;

Shkëlzen Bajraktari, 34 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi Lidio Gojcaj, 25 vjeç, banues në fshatin Jubice, Malësi e Madhe, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Gjithashtu u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 45 vjeç, banues në Bogiq, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Koplik, në ambientet e lokalit me administrator shtetasin L. G., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, 5 makineri elektronike për lojëra fati, një valixhe me çipsa që përdoren për lojëra fati, letra bixhozi dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.