Kosova

Rikthehet dhuna në veri të Mitrovicës, 4 shqiptarë goditen barbarisht nga disa persona

12:02 - 29.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës, ku katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga disa persona, që dyshohet se i përkasin minoritetet serb.




U mësua se nga sulmi, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.

Po ashtu ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila saktëson se sulmi ka ardhur nga persona të panjohur.

“Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.