LAJMI I FUNDIT

Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë/ Xhaçka: Mundësi e mirë për t’iu treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare!

11:31 - 29.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Fakti që Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, flet për një sërë ndryshimesh madhore në kuptimin gjeopolitik të BE-së drejt një imperativi për një vëmendje të qëndrueshme gjeostrategjike të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, alias Evropën Juglindore, veçanërisht në kontekstin e shumëfishtë të sigurisë që ka krijuar lufta e Rusisë kundër Ukrainës”.




Kështu ka deklaruar ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në Bukuresht, ku mbahet ministeriali MPJ i vendeve aleate të NATO-s.

“Unë do të thosha se pritshmëritë për samitin janë të dyfishta: së pari riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i hapave pozitivë në të gjitha proceset përkatëse integruese evropiane të vendeve të rajonit, veçanërisht pas Konferencave të para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik 2022”, tha ministrja. 

Ajo theksoi gjithashtu se do të jetë një mundësi e mirë për t’u treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur.

“Së dyti, Samiti duhet të shërbejë si një mundësi ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria tek çështjet e politikës së jashtme, tek sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi në sektorë të veçanta si: energjia, transporti, punët e brendshme, dixhitalizimi etj. Një angazhim më i thellë, hap pas hapi, në të gjithë këta sektorë, do të krijojë standardet e dëshirueshme që Ballkani Perëndimor të jetë në gjendje të përfitojë nga mënyra e përshpejtuar e integrimit sektorial përpara se të bëhen anëtarë të plotë të BE-së. E fundit por jo më pak e rëndësishme; do të jetë një mundësi e mirë për t’u treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur!”, deklaroi Xhaçka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.