BOTA

Tragjike në Turqi, qeni qëllon me armë për vdekje gjuetarin

13:04 - 29.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje tragjike është shënuar bë Turqi ku gjuetari Ozgur Gevrekoglu, u vra nga qeni i tij kur po gjuante me miqtë e tij në Rrafshnaltën Kizlan në provincën Samsuntas. Ndërsa udhëtimi i gjuetisë shkoi pa probleme në fillim, fataliteti ndodhi teksa gjahtari po bënte çantat për t’u larguar.




Gevrekoglu dyshohet se shkoi për të futur qenin e tij në bagazhin e makinës kur putra e tij preku aksidentalisht këmbëzën e armës së mbushur që kishte lënë pas, duke shkaktuar vdekjen e tij. 32-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin Shtetëror Alacam, por u konstatua i vdekur pas mbërritjes. Trupi i tij më vonë u dërgua në kryeqytetin e shtetit Samsuda, ndërsa një hetim për detajet e vdekjes së tij është duke u zhvilluar.

32-vjeçari ndërroi kishte vetëm 10 ditë që ishte bërë baba. Disa media turke pretendojnë se Gevrekoglu u vra dhe justifikimi i qenit ishte vetëm një mbulim, raportoi Neë York Post.

Megjithatë, deri më tani, hetuesit nuk kanë gjetur prova për aktivitet kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.