AKTUALITET

U përplas për vdekje nga i riu shqiptar, ja kujt do t’i jepen organet jetësore të studentes greke!

10:52 - 29.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organet e 21-vjeçares greke që u aksidentua për vdekje nga i riu shqiptar në Selanik janë dhuruar. Zemra e saj do t’i transplantohet një vajzë të re, ndërsa mëlçia iu dhurua një burri.




Ndërkohë që po bëhen analiza për veshkat dhe mushkëritë për të gjetur marrës të pajtueshëm.

“Nuk po flasim më për vdekjen, por për jetën. Kjo ishte dëshira e vajzës sonë dhe ne bëmë atë që ajo donte”, tha babai i vajzës mëngjesin e së martës.

Studentja greke u përplas për vdekje nga një 26-vjeçar shqiptar, i cili e braktisi në vendngjarje. Ajo u dërgua në spital, por ndërroi jetë disa ditë më vonë për shkak të plagëve të marra.

I riu akuzohet për disa vepra penale si aksident me pasojë vdekje, largim nga vendngjarja dhe drejtim mjeti pa patentë, dhe rrezikon deri në 15 vite burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.