LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Shumë e thjeshtë për Anglinë, fiton derbin britanik me Uellsin dhe mbyll grupin në krye

22:11 - 29.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anglia ka siguruar vendin e parë në Grupin B të Kupës së Botës pas një fitoreje 3-0 ndaj Uellsit, në një sfidë që nuk prodhoi rivalitetin që pritej nga dueli mes britanikëve.




Pritej një duel shumë i luftuar me Uellsin që do të kërkonte kualifikimin, por Bejl & Co. kanë zhgënjyer plotësisht në këtë sfidë, duke mos u shfaqur asnjëherë rrezikshëm përballë portës angleze, sidomos në pjesën e parë të cilën e kaluan të tërën në mbrojtje.

Nga kjo përfitoi Anglia e cila shfrytëzoi më së miri rastet që krijoi në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Rashford ai i cili shënoi me një goditje dënimi spektakolare e vetëm një minutë më pas shifrat u dyfishuan nga Foden.

Kjo vendosi fatin e sfidës pasi Uellsi nuk kishte forcë as të reagonte dhe goli i tretë, i shënuar po nga Rashford, i vuri kapakun fatit të duelit dhe dekretoi kalimin e Anglisë si e para në grup në fazën me eliminim direkt, teksa ktheu në shtëpi uellsianët.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

UELLS-ANGLI 0-3
50′, 68′ Rashford, 51′ Foden

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Anglisë.

90’+1’ Stouns shpërdoron mundësinë ideale për të thelluar diferencën, teksa gabon me portën e boshatisur pas zhvillimit të një goditje nga këndi.

90’ jepen 4 minuta shtesë.

83’ Ritmi ka rënë tashmë plotësisht pasi anglezët kanë siguruar fitoren dhe nuk duan që të shpenzojnë kot energji.

77’ Anglezët fitojnë me lehtësi topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe nisin një sulm me Bellingam, gjuajtja e të cilit ndalet nga Uard, ndërsa pastaj është Foden i cili nuk çon dot sferën në portën e boshatisur.

72’ Rashford shpërthen përsëri në krahun e djathtë, por këtë herë gjuajtja e tij gjen përgjigjen e portierit kundërshtar.

68’ GOOOL ANGLIA! Markus Rashford thellon diferencën pas një aksioni individual në krahun e djathtë duke mposhtur portierin Uard.

56’ Uellsi provon të reagojë me gjuajtje të Xhejms dhe Mur, por asnjë prej tyre nuk gjen katërkëndorin e Pikford sa për të shqetësuar këtë të fundit.

51’ GOOOL ANGLIA! Dyfishohet shpejt rezultati me Foden i cili ia del të shënojë pasi anglezët rifituan topin pranë zonës kundërshtare.

50’ GOOOL ANGLIA! Goditje dënimi perfekte e Rashford, sulmuesi çon topin në rrjetë me goditjen e tij me të djathtën.

46’ Pjesa e dytë nis pa Belj në fushë, pasi ai i ka bërë vend Xhonson në radhët e Uellsit.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë e sfidës.

45’+5’ Pas një rivënie anësore, topi shkon te Allen në krahun e djathtë, ai gjen hapësirë dhe gjuan duke dërguar sferën në tribunë.

45’+3’ Pas një goditje nga këndi, topi harkohet te Stouns i cili gjuan me kokë por Uard është i vëmendshëm.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

39’ Rashford provon me një roveshatë pas një harkimi të devijuar në zonë, por nuk ka shënjestrën për të çuar topin drejt rrjetës.

37’ Aksion i shpejtë i Anglisë me shumë kombinime, në fund është Foden i cili ka mundësinë të gjuajë, por nuk ia del të gjejë portën e uellsianëve.

36’ Uilliams detyrohet të largohet nga fusha e lojës pas një goditje me top në kokë nga Rashford. Ai provoi të qëndronte në fushë por pas disa minutash bëri shenjë për zëvendësim, duke i lënë vendin Roberts.

28’ Shumë qarkullim topi nga Anglia, por Uellsi është i kthyer i tëri në mbrojtje dhe nuk i lejon të tentojnë portën e Uard.

15’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Foden tenton nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e Uellsit.

10’ Pasim në thellësi për Rashford që ka mundësinë të shkojë drejt portës por Uard del dhe largon sferën.

5’ Qarkullim i gjatë i topit nga të dy skuadrat, por për momentin ka vetëm luftë në mesfushë, po iu afruar rrezikshëm zonës kundërshtare.

1’ Nis dueli i shumëpritur britanik.

FORMACIONET ZYRTARE

fffffffffg

WhatsApp Image 2022-11-29 at 2.29.07 PM

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.