BOTA

Ekzekutohet lideri nga Iraku i ISIS-it, zëdhënësi i terroristëve: Ishte xhihadist “veteran”, e vranë në luftë armiqtë e Zotit

17:47 - 30.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udhëheqësi i ISIS -it është vrarë në betejë vetëm tetë muaj pasi u emërua si kalif i grupit terrorist islamik.




Një zëdhënës i ISIS njoftoi se Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashi, nga Iraku , u vra në luftë.

Duke folur në një mesazh audio, zëdhënësi identifikoi udhëheqësin e ri të grupit si Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi.

Dihet pak për liderin që po merr kontrollin e grupit terrorist të rrethuar, ndikimi i të cilit në Lindjen e Mesme është zbehur vitet e fundit.

Zëdhënësi nuk dha detaje për liderin e ri, por tha se ai ishte një xhihadist “veteran” dhe u bëri thirrje të gjitha grupeve besnike të ISIS-it të zotohen për besnikërinë e tyre.

Ai shtoi se ish-lideri u vra “në luftë me armiqtë e Zotit”, pa dhënë detaje mbi datën e vdekjes së tij apo rrethanat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.