BLUETOOTH

Kanye West duhet t’i paguajë Kim Kardashian 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët

09:56 - 30.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finalizohet divorci i Kanye West dhe Kim Kardashian, ku gjykata vendosi që West t’i paguajë partneres së tij shumën mujore të mirëmbajtjes prej 200 mijë dollarësh. Ish-çifti do të ketë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre, North, 9, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 3 vjeç.




Për sa i përket pasurisë së tyre të përbashkët, ajo do të ndahet sipas marrëveshjes paramartesore që kishin lidhur.

Influencuesja dhe sipërmarrësja 42-vjeçare dhe muzikanti 45-vjeçar filluan të takoheshin në vitin 2012 dhe u martuan në vitin 2014. Martesa e tyre ishte në krizë në kulmin e shpërthimeve publike të West dhe dëshirës së tij për të kandiduar për president të SHBA.

Kardashian, në atë kohë, kishte folur hapur për diagnozën e tij për çrregullim bipolar, duke u kërkuar fansave të saj “dhembshuri” për të njohur gjendjen e tyre “të komplikuar dhe të dhimbshme”.

Kardashian më në fund paraqiti kërkesën për divorc në shkurt 2021, pas gati shtatë vitesh martesë. Në dokumentet ligjore përkatëse, shkruhej: “Dëshiroj të marr një divorc. I kam kërkuar Kanye që ta mbajë private situatën e tyre, por ai nuk e ka bërë. Kjo gjë ka kontribuar në shumë keqinformime rreth çështjeve tona personale të familjes dhe prindërimit në mediat sociale, duke shkaktuar trazira emocionale. Besoj se pasi gjykata t’i japë fund martesës sonë do ta ndihmojë Kanye të pranojë se marrëdhënia jonë ka mbaruar dhe të kalojmë në një rrugë më të mirë, e cila do të na ndihmojë t’i rrisim fëmijët tanë më të qetë.’


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.