EKONOMI

Përmbytjet bëjnë “namin” në Krujë, dhjetëra fermerë humbin të mbjellat: Më është dëmtuar 15 dynym jonxhë! S’ka ardhur njeri këtu

16:26 - 30.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 300 hektarë tokë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit në dy fshatrat e Krujës Mallkuç dhe Murqinë, ndërsa dëmet në bujqësi janë të konsiderueshme.




Në lidhje me rastin, fermerët thonë se kanë humbur pjesën më të madhe të të mbjellave.

Po ashtu, ata ankohen se drejtuesit apo punonjësit e institucioneve vendore nuk janë interesuar për ta.

“Kam 14 dynym tokë në breg të lumit, 8 i kam pasur misër i kam marrë, 6 dynymë i kam në ujë. Jonxha s’bën më. 1 milionë lekë të vjetra dëmi. Përmbytemi prej 15 vjetësh, nga 10 herë në vit. Dëmet janë të pallogaritshme”, tha një fermer.

“Përmbytemi nga 2-3 herë në vit. Më është dëmtuar 15 dynym jonxhë, po i ra uji nuk bëhet më. Nuk ka ardhur njeri këtu, as këtë herë as më parë.”

Sipas raportimeve nga terreni, fermerët prej vitesh përmbyten, por dëmshpërblime nuk kanë marrë.

“Personalisht nuk ka marrë dëmshpërblim. Para tyre vjetësh pata dëme në pulat, tek ushqimet e blegtorisë, misëri tek magazinat. I regjistrojnë po nuk më kanë dhënë gjë.”

Sakaq, lumi i Ishëm nga më të ndoturit në vend prej inerteve që janë hedhur ndër vite sa herë ka reshje shiu del nga shtrati.

“Lumit të Ishmit po si vunë ndonjë hidrovor në grykëderdhje në Limetë, kështu do vazhdojë.”

“Aty ku derdhet në det është bllokuar nga inertet, erdhën thelluan kanali këtu. Nëse pastrohet dhe hapet gryka e lumit nuk përmbytemi.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.