AKTUALITET

Xhufi: “Ballkani i Hapur” na u shit si nismë e re. Prioritetet e BE-së po zhvendosen nga Beogradi në Tiranë, duhet ta marrim seriozisht

07:59 - 30.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historiani dhe politikani, Pëllumb Xhufi, deklaroi dje se Shqipëria nuk duhet të ketë prioritet Serbinë, por Kosovën që e kemi vend vëlla.




I ftuar në emisionin “Vila 24” në “News 24”, historian i njohur teksa ka komentuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, tha se nuk është asgjë më shumë sesa një mbivendosje e Procesit të Berlinit që nuk ka asnjë të re. Sipas tij, për Tiranën është e rëndësishme marrëdhënia me Kosovën dhe nuk mund të jetë prioritet Beogradi. Xhufi e cilësoi si shumë të rëndësishëm mbajtjen e Samitit të BE-së në Shqipëri më 6 dhjetor, duke e komentuar si një lëvizje që vendos Tiranën si qendrën politike të Ballkanit, të cilën duhet ta marrim shumë seriozisht.

A ka disa realitete në 110 vjet shtet?

Ajo që ka ndryshuar më shumë është populli. Kur u shpall pavarësia kishte një elitë të re të intelektualëve, gazetarëve, mësuesve. Pas 1908-s, pati një shpërndarje të dijes, kulturës te masat. Edhe në periudhën e Zogut luajtën rol të rëndësishëm shkollat dhe gjimnazet. Këto të fundit për nivelin që kishin ishin njësoj si universitetet e sotme. Në ato gjimnaze u përgatit grupi i të rinjve që morën në dorë çështjen e luftës së dytë botërore. Edhe pas 1944, kurset kundër analfabetizmit, shpërndarja e arsimit në fshat patën rolin e tyre. Në 1912, opinionin e tërhiqnin zvarrë bejlerët, pashallarët. Më pas, kishte opinion që e gjykoi politikën.

Si iu duk mbledhja e Parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës?

Ishte një mbledhje simbolike. Fjalët që u përdorën i përshtateshin eventit. Është një gjë pozitive. Në politikë ka një shprehje “nuk zgjidhet shpesh herë asgjë, por ka rëndësi edhe ai takim që krijon një ndjenjë”. Takimet kanë rëndësinë e Historiani dhe politikani, Pëllumb Xhufi, deklaroi dje se Shqipëria nuk duhet të ketë prioritet Serbinë, por Kosovën që e kemi vend vëlla. tyre, aq më shumë dy pjesët e kombit.

A ka më tepër vend për bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe sa ndikon nisma e “Ballkanit të Hapur” për ta minuar këtë bashkëpunim?

BE-ja e inkurajon bashkëpunimin mes shteteve, rënien e barrierave doganore, inkurajon shkëmbimin e informacionin, inkurajon shkëmbimin e energjisë elektrike në këtë kohë krize. Lufta ndonjëherë nis edhe për një vijë uji. I kemi shfrytëzuar ne këto mundësi që na jep vokacioni ynë evropian? Jo. Ne jemi zënë shpesh herë për çmimin e patateve dhe qumështit, kemi vonuar interkonjeksionin e energjisë pse ta bëjë kjo firmë apo ajo firmë. Në fushën e letrave, pse midis dy akademive, universiteteve të mos ketë bashkëpunim më të mirë? Na ka ndodhur që mbrohet një doktoraturë për një çështje, edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë. Ky është harxhim energjie.

A mundet që Shqipëria të mbajë më shumë anën e Kosovës sesa “Ballkani i Hapur”?

Po flisni me një politikan të rënë nga fiku. E kam lënë politikën para 15 vjetësh, megjithëse e ndjek. Mua më vjen pak për të qeshur me nismat rajonale. Nuk flitet për nismat e viteve 90. Në atë kohë BE-ja lançoi një sërë nismash për Ballkanin, ishte nisma e Adriatikut, ishte nisma e Barcelonës. Të gjitha nisma të orientuara në bashkëpunimin rajonal.

U bë Pakti i Stabilitetit pas luftës së Kosovës, që na u premtua se do ishte me shumë financime si Plani Marshall. Nuk u realizua. Ja ku jemi dhe doli nisma e “Ballkanit të Hapur” që na u shit si nismë e re. Madje, iu mbivendos Procesi i Berlinit, që ishte e njëjta gjë. Problemi është i moskoordinimit nga qeveria jonë dhe mosrealizimi i një debati të brendshëm mes dy qeverive. Të njëjtat gjë kërkon edhe procesi i Berlinit edhe Ballkani i Hapur. Nisma e “Ballkanit të Hapur” u nis në kohën e Trump, por nga Trump nuk mund të pritej ndonjë gjë e mirë për Shqipërinë.

Shyqyr tani kemi një administratë tjetër që vazhdon politikën tradicionale të qeverive demokrate që kanë qenë gjithmonë të interesuara për Evropën dhe Ballkanin. Unë nuk pres ndonjë gjë që do sjellë kjo nismë. Kjo erdhi dhe u reduktua në një marrëdhënie mes Tiranës dhe Beogradit. U shit si e tillë nga opozita këtu dhe në Prishtinë, por kam përshtypjen që e tillë po shkonte. Kur ndodhi agresioni rus ndaj Ukrainës dhe kur Beogradi u braktis nga SHBA-ja, nga NATO që e kërcënoi hapur duke çuar flotën ajrore dhe u tërhoqën serbët. Vazhduan me politikën e tyre “jo bojkot ndaj Rusisë”.

Fakti që pas disa ditësh do të bëhet në Tiranë Samiti i BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është një tregues që edhe BE-ja nuk e ka më atë qëndrimin që shikonte Beogradin pastaj të tjerët. Fakti që Samiti bëhet në Tiranë, për mua tregon që prioritetet e BE-së po zhvendosen nga Beogradi dhe erdhën në Tiranë që është fat i madh, por që duhet ta marrim seriozisht. Për ne Beogradi nuk duhet të jetë prioritet. Për ne ka rëndësi Kosova që e kemi vend vëlla, dhe jo Beogradi.

Si e shikoni faktin që në 6 dhjetor mbahet Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe kreu i PD-së ka paralajmëruar një protestë?

Zoti Berisha nuk e vë në dyshim që e do të mirën e Shqipërisë, por e lidh me të mirën e vet dhe e lidh me fatet tij personale. Që është një gjë pozitive që vjen Samiti e dimë, por tani Berisha njëherë thotë do të dalim për të protestuar më pas për t’i përshëndetur ardhjen e delegacionit evropian. Kjo është për t’i bërë budallenj shqiptarët. Më duket shumë egoiste, përkthehet antishqiptare, duhet të ishte një ditë që të na gjente të bashkuar.

Ata e njohin shumë mirë Shqipërinë, e dinë si është gjendja edhe nëpër fshatra. Të bësh një protestë në një kohë që t’i je i përjashtuar nga Evropa, nga SHBA-ja, i damkosur siç i vinin dikur grave në mesjetë një vulë me hekur, dhe i bën keq vendit, Kosovës po ashtu. Kryeministri ynë nuk i lë pa folur këto raste pa folur për Kosovën dhe bën mirë. Ka një xhelozi fare primitive që shprehet në marrëdhëniet midis dy politikanëve dhe është shumë e keqe. Një politikan që nuk abstragon nga vetja nuk është më politikan. Të kthehemi tek Ismail Qemali, sepse ai është modeli. Kush nuk e ka kritikuar dhe sharë, edhe Fan Noli që është figurë kollos, nga Amerika e ka sharë, por ka bërë autokritikë. Nuk ka folur as kundër Esat Pashës që e shiti Shkodrën me para Malazezëve dhe bëri një qeveri paralele. Nuk gjen një fjalë të keqe për Esat Pashën, leje më për ato që i kishte bashkëpunëtorë. Këta nuk kanë lë gjë pa i thënë njëri-tjetrit, është e tmerrshme. Pra, nga njëra anë kemi virtytin dhe sot kemi vesin.

Panorama.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.