BOTA

Zbulohen dy çifte të tjera të fazës me eliminim direkt, tani dihen dy grupe që do të prodhojnë nga një gjysmëfinaliste në Botëror

23:51 - 30.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshjet e sotme të Kupës së Botës në Grupet C dhe D kanë dekretuar kalimin e mëtejshëm të tre skuadrave të tejra, pasi Franca e kishte prerë biletën që në ndeshjen e dytë të saj.




Nga Grupi C, më tej kanë kaluar Argjentina dhe Polonia, ndërsa në Grupin D, Francës i është bashkuar në mënyrë të papritur Australia.

Sipas kalendarit, Argjentina do të ndeshet me Australinë më 3 dhjetor, ndërsa Franca do të përballet me Poloninë më 4 dhjetor.

Ndërkohë, tashmë janë të qarta edhe dy grupimet e pata të vogla nga të cilat do të dalin dy skuadra gjysmëfinaliste. Kjo, pasi fituesi i ndeshjes Argjentinë-Australi do të ndeshet në çerekfinale me atë të çiftit Holandë-SHBA. Ndërsa nga ana tjetër, fituesi i çiftit Francë-Poloni, do të përballet me atë të çiftit Angli-Senegal.

PËR KALENDARIN E PLOTË KLIKONI KËTU/ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.