AKTUALITET

Aksioni i IKMT në ‘Prestige Resort”, Rama zihet ngushtë nga mediat: Unë nuk jam polic, as inspektor, por…

13:27 - 01.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama u pyet nga mediat në lidhje me aksionin e IKMT-të në “Prestige Resort” në Golem.




Ai theksoi se nuk është as polic dhe as inspektor, por shtoi se rastet ku ka abuzime do të ndëshkohen nga ligji dhe sipas tij është momenti për ti dhënë fund një historie 30-vjeçare, ku ka pasur abuzime me pronat.

“Është shumë e rëndësishme kjo qasje dhe unë me shumë korrektesë. Unë nuk jam polic, as inspektor. Unë di që detyrat në këtë vend janë të ndara dhe nuk ka asnjë shans që institucionet e këtij vendi të godasin ndërtime pa leje që janë ndërtime me leje. Kur e kam nisur këtë proces ka përqeshur të tjerë nuk kanë thënë, ndaj e kam bërë shumë të qartë që është proces serioz për ti vënë kapak historie harbizmi, abuzimi në raport me ligjin dhe në respekt të pronës private dhe publike. Kemi bërë shumë, por ka ardhur momenti ti vëmë kapak. Janë 15 vendime konfiskime për një numër të konsiderueshëm për ata që quhen rëndom oligark, por po të ishin të lidhur me qeverinë nuk do ishin në vendimet e konfiskimeve. Ndër to ka vendime tërësisht pa leje dhe disa shtesa pa leje. Dhe ligji e ka të qartë çdo shtesë konfiskohet dhe ligji e ka të qartë o e konfiskon dhe e përdor për qëllime publike ose e shemb”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.