Kryesore

Gati ‘tritoli’/ Forcat Xheniere po çajnë kolonat e Prestige Resort, për të vendosur eksploziv (VIDEO)

12:52 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet që shihni tregojnë shkatërrimin e objekteve pas ndërhyrjes së paligjshme të IKMT në ‘Prestige Resort’. Siç duket dhe nga videot janë forcat Xheniere qe po çajnë kolonat për të vendosur eksplozivin.




Godina në fjalë, është 6 katëshe. Pasi të vendosen nga forcat xheniere lënda plasëse, do të bëhet hedhja në erë e telekomanduar.
Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i territorit ka dhënë leje për godinën më 2016, gjë që konfirmohej edhe përmes një shkrese të IKMT-së në 2017.

Ndërhyrja e paligjshme u krye në orët e para të mëngjesit, pa asnjë njoftim apo komunikim nga institucionet.

Gjithashtu sulmi në ‘Prestige’, është cilësuar nga avokati Erion Kanxheri një procedurë arbitrare./Ballkanweb.com

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.