AKTUALITET

Kryemadhi për sulmin ndaj Prestige Resort: Kryeministri po përpiqet që të mbajë larg vëmendjen nga afera e Portit të Durrësit dhe nga Inceneratorët

11:42 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër në lidhje me sulmin e paprecedent në ‘Prestige Resort’.




Ajo e cilësoi një vendim hakmarrës të Ramës, se kush është kundër tij i përgjigjet me fadromam ku tha se kryeministri po përpiqet që të mbajë larg vëmendjen nga afera e Portit të Durrësit dhe nga Inceneratorët.

“Inspektorati i Ndërtimit, Policia, Bashkia, gjithë instrumentet që ai përdor, tërheq vëmendjen dhe tregon se ‘unë nuk kam ndërmend që të bëhem pjesë e BE’. Ai thotë se kush është kundër meje, do ketë fadromat përpara. Këto janë minuse për Shqipërinë dhe do e çojnë pas vendin në këtë proces. Frika që ka Rama jo vetëm nga pakënaqësia, do që këto pakënaqësi t’i shtypë përmes fadromave. Ajo që dua të theksoj dhe e ndjej gjithmonë, largimi nga afera e Portit të Durrësit, apo intimidimi që i bën gjykatës për inceneratorët. I mbani mend dhe pallatet e sekuestruara që ishin pa leje, të cilat jo vetëm nuk janë sekuestruar, por janë ende aty.”, tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.