AKTUALITET

“Kujt i duhet ajo hapësirë bregdeti?!”/ Softa: Pse po përqendrohet e gjithë forca e shtetit tek Prestige Resort, ndërkohë që në mes të Tiranës ka ndërtime pa leje?

12:34 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i kriminalistikës dhe sigurisë, Fatjon Softa ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me sulmin që qeveria ka nisur drejtë Presige Resort. Sipas Softës, në kulmin e zhvillimeve politike, sociale , po krijohen situata të pa nevojshme konfliktesh.




Po ashtu në postimin e tij në Facebook, Softa ngre pyetjen se kujt i duhet hapësirë bregdeti. Po ashtu ai shton se ndërtimet pa leje gjenden në qendër të Tiranës ndërsa forcat e shtetit përqendrohen tek Prestige Resort.

Postimi i Fatjon Softa:

#Dhjetorët sjellin gjithmonë ndryshime!

Në kulmin e zhvillimeve politike, sociale , krijohen situata të pa nevojshme konfliktesh. Përseri rrethim i resortit të famshëm dhe më të bukurit të Adriatikut Shqiptar, #Resort Prestige në Golem-Kavaje.

Pesë ditë para disa momenteve më të rëndësishme të vitit, ardhja e #Elites Europiane ne Tirane per Ballkanin Perendimor dhe #Protesta e paralajmeruar e Opozites, vendimi i Apelit per PD e Bashes apo Berishes dhe organizim dhe pergatitje e Policise Shqiptare per te siguruar mbarevajtjen dhe sigurimin e perimetrit te sigurise te ketij eventi, më i madhi i organizuar në vendin tonë.

Duan ta prishin resortin pikerisht me date 1 Dhjetor 2022? Çfare po pergatitet? Pse media nuk lejohet te filmoj dhe trasmetoj? #Kujt i duhet ajo hapsire bregdeti?!

Ky vit ka qenë i mbushur me shumë ngjarje të rënda, shumë i ngarkuar, largime masive  të shqiptareve.

Në qendër te Tiranes ndertimet pa leje qe konstatuan  i kerkohet te paguajne, ne kete Resort te bukur te Adriatikut, nuk është e njëjta sjellje, perkundrazi perqendrohen aq shume forca dhe mjete sa te duket si nje parade force!

Pse kaq shume mllef?! Çfare nuk shkon?

Ështe resorti, apo pronari dhe media e fuqishme Neës24?

#Resorti êshtë aty, jepini mbrojtjen ligjore! Shume ngut ka ky viti i fundit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.