LAJMI I FUNDIT

“Mbreti i mëlçisë” është… ‘lakuriq’/ Ekspozohet një influencues i famshëm për përdorimin e steroideve!

11:21 - 01.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trupi i tij është muskuloz dhe i fortë në mënyrë të paimagjinueshme, megjithatë bodybuilderi Brian Johnson – i njohur në internet si ‘Mbreti i Mëlçisë’ – ka insistuar gjithmonë se ai ishte “ndërtuar” krejtësisht natyrshëm, si rezultat i “mënyrës së tij të jetesës stërgjyshore” të stërvitjes intensive dhe ngrënies së mishit të papërpunuar dhe të brendshmeve.




 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liver King (@liverking)

Reputacioni në internet i “Mbretit të mëlçisë” u ngrit vitin e kaluar, kur 45-vjeçari në gjendje mbresëlënëse fizike filloi të postonte video fitnesi në rrjetet sociale – kryesisht në Instagram. Zakonet e tij të çuditshme të të ngrënit, të tilla si konsumimi i shpeshtë i mëlçisë së papërpunuar – prandaj edhe pseudonimi i tij – dhe këshillat e tij për ushtrimet e nevojshme për të fituar muskuj tërhoqën miliona ndjekës në mbarë botën dhe i sollën fitime të mëdha ‘Mbretit të Mëlçisë’.

Por tani, karriera premtuese e Johnson si një influencues duket se ka marrë një goditje të madhe: një YouTuber i quajtur Derek, kanali i të cilit u dedikohet bodybuilderëve të famshëm dhe mënyrës “natyrore ose jo” se si ata i merrnin trupat e tyre të fryrë, e vuri në shënjestër atë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liver King (@liverking)

Në një video që ai postoi së fundi, e cila tashmë ka tejkaluar një milion e gjysmë shikime, Derek tregon emailet që ai pretendon se ‘Mbreti i Mëlçisë’ i dërgoi një trajneri – i cili nuk është emëruar – në vitin 2021. Në ato komunikime, sipas videos së Derek, 45-vjeçari ndan qëllimin e tij për të ndërtuar markën e tij dhe pranon se përdor steroide me vlerë 11,000 dollarë në muaj.

Nëse emailet janë vërtet autentikë, pretendimet e Johnson për efektin “mrekullitar” të dietës së tij të mëlçisë, palcës dhe të verdhat e vezëve të papërpunuara në “ndërtimin” e muskujve janë pa dyshim false, dhe videot që ai ngarkon… mashtrim i pastër.

Ky zbulim për influencuesin ka shkaktuar tallje intensive në rrjetet sociale, pasi “Mbreti i mëlçisë” ka insistuar gjithmonë që stili i jetesës që ai ndjek si një “shpellar i ditëve moderne” i ka dhënë atij pamjen që ka sot. 45-vjeçari ka mohuar vazhdimisht në podkaste dhe tregon se merr steroide për të ruajtur masën muskulore, por tani një video kërcënon të “shkatërrojë” markën e tij dhe karrierën e fitnesit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liver King (@liverking)

Zbulimet e Derek janë përzier në mediat sociale, me përdorues të tjerë që mbështesin Mbretin e Mëlçisë duke thënë se nuk i besojnë provat dhe të tjerë thonë se dyshimet e tyre më në fund janë konfirmuar dhe kanë bërë thirrje që 45-vjeçari të mbahet përgjegjës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.