Kronikë

Nuk deklaroi mijëra paund, euro dhe lekë në Portin e Durrësit, e pëson 42-vjeçari nga Sukthi

13:01 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 42-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e PKK Port Durrës, iu  gjetën dhe u sekuestruan 8870 paund, 410 euro dhe 50 000 lekë të rinj, të padeklaruara sipas normave ligjore.




Njoftimi i Policisë:

Port Durrës/Shërbimet e Policisë Kufitare, kontrolle intensive, 24/7, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

U referuan materialet, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 42 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e PKK Port Durrës, në tragetin e linjës nga Italia, me të cilin udhëtonte 42-vjeçari, u gjetën dhe u sekuestruan 8870 paund, 410 euro dhe 50 000 lekë të rinj, të padeklaruara sipas normave ligjore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.